Muzikë
Këngën e shkruar nga Dua Lipa do ta këndojë Olly Alexander për Britaninë e Madhe në “Eurovision 2024”
Këngëtari i njohur Olly Alexander thuhet se është në bisedime për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovizionin e vitit të ardhshëm në Suedi, përcjell albinfo.ch.
33-vjeçari thuhet se është një fans i madh i konkurrencës dhe ‘i dëshpëruar’ për të qenë hyrja zyrtare e Britanisë për vitin 2024. Drejtuesit e BBC-së pa dyshim shpresojnë të ndryshojnë fatin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi Mae Muller nuk arriti të impresiononte audiencën në fillim të këtij viti në konkursin në Liverpool, ku ajo përfundoi e dyta nga e fundit.
Sipas The Sun, Olly ka realizuar një këngë të shkruar nga Dua Lipa dhe producenti i saj Danny L Harle. “Është një ëndërr e realizuar për Olly”, tha një burim i afërt me këngëtarin. Përveçse është në krye të top-listave me “Years & Years”, Olly ka kaluar edhe në botën e aktrimit. Ndërkaq, Dua Lipa, nga ana tjetër, po kalon një vit të jashtëzakonshëm, pasi u nominua për dy çmime “Grammy”, duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”.
Thuhet se ylli i muzikës pop po synon të nisë turneun e saj të parë në stadium vitin e ardhshëm. Lipa po kërkon të bëjë një hap nga shfaqjet në arenë pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ku performoi 12 shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
“Dua do të jetë kudo në vitin 2024”, tha një burim për The Sun. Turneu i saj “Future Nostalgia i vitit 2022” pati 12 shfaqje në arenë në Angli, kështu që disa koncerte në stadium janë pa dyshim të mundshme. “Për momentin nuk ka data të konfirmuara”, thanë burimet. Albumi i dytë në studio “Future Nostalgia” u publikua në mars 2020 dhe fitoi tre çmime “Grammy”, duke përfshirë çmimin “Albumin e Vitit”, në ceremoninë e 2021. Kjo vjen pasi u zbulua se Dua, Madonna dhe Coldplay janë pretendentët kryesorë për të performuar si titullar në “Glastonbury” në 2024.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?











