Lifestyle
Këngëtares i ndalohen performancat sepse “ofendoi” lumin Nil
Unioni i muzikantëve të Egjiptit ka përjashtuar një këngëtare nga performancat në këtë shtet pasi “u tall” me lumin Nil.
Kjo erdhi pas një videoje që doli online në të cilën Sherine Abdel Wahab u pyet që të këndonte në një koncert këngën “Mashrebtesh Men Nilha” (A ke pirë ndonjëherë nga Nili).
Ajo u përgjigj duke thënë se “të pi nga Nili do të më sjellë sëmundje”, transmeton Albinfo.ch.
Të martën, Sindikata e Muzikantëve ka njoftuar se e ka shikuar videon dhe ka vendosur të suspendojë 37-vjeçaren për “fyerje të pajustifikueshme të Egjiptit”.
Ky union po ashtu njoftoi se ka hapur hetimet ndaj Wahabit për të parë nëse do t’i lejohet të performojë më.
Në anën tjetër, këngëtarja ka kërkuar falje për shakanë e saj.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











