Muzikë
Këngëtari shqiptar, përfaqësues i Zvicrës në Eurovizion, do të ketë një këngë shqip
“Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”
Tashmë është edhe zyrtare që Gjon Muharremi do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2021, shkruan albinfo.ch.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë faqja e Eurovizionit në rrjetet sociale. Pasi këtë vit ky festival nuk u mbajt shkaku i pandemisë dhe se pritet të mbahet në Holandë.
Artisti i ri shqiptar, i identifikuar si Gjon’s Tears, do të përfaqësojë Zvicrën me një këngë të re në Eurovizion 2021.
Gjon’s Tears, në një intervistë për mediat shqiptare thotë se u ndje keq për mënyrën se si u mbajt sivjet “Eurovizioni”, por u shpreh i lumtur që në vitin 2021 do mund ta përfaqësojë prapë Zvicrën, por me një këngë tjetër.
Po ashtu, ai u ndal edhe te muzika që bëhet në Kosovë e Shqipëri. Ai tha se ndihet krenar për punën që bëjnë artistët shqiptarë, duke i cilësuar me kulturë muzikore shumë të madhe.
Përsa u takon projekteve në të ardhmen, Gjon’s Tears u shpreh se do të bëjë së shpejti një album me grupin e tij dhe se me shumë gjasa në listën e këngëve do të jetë edhe një në gjuhën shqipe. “Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”, tha ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












