Lajme
Kenianët të pa konkurrencë në Gjysmëmaratonën e Prishtinës
Rreth 1600 garues morën pjesë në këtë gjysmëmaratonë, ndërsa atleti Maina Mwangi Joel e fitoi përsëri garën prej 21 kilometrash në konkurrencën e meshkujve
Maratonistët nga Kenia edhe kësaj here kanë dominuar në Gjysmëmaratonën e Prishtinës, që është bërë tashme tradicionale. Rreth 1600 garues morën pjesë në këtë garë, ndërsa atleti Maina Mwangi Joel e fitoi përsëri garën prej 21 kilometrash në konkurrencën e meshkujve, ndërsa bashkëkombësja e tij, Biwott Jepkurui ishte e para në konkurrencën e femrave.
Kësaj here maratona e Prishtinës theu rekord për numrin e madh të garuesve, në 16 vjetet sa mbahet Gjysmëmaratona.
Tek veteranët, më i shpejti tek meshkujt ishte malazezi Dragolub Koprivica, kurse tek femrat, holandezja Witteman Katrien, citon Zëri. Në kategorinë 5 kilometra, tek meshkujt fitoi Suad Kryeziu, derisa tek femrat Gentiana Peci.
Si rëndomtë, edhe kësaj here u zhvillua gara për personat me aftësi të kufizuara, ku tek meshkujt i pari doli Abdyl Ibishi, ndërsa tek femrat, Sadije Sadiku.
Ndryshe, edhe vitin e kaluar, ishte të njëjtit atlet nga Kenia që fituar Gjysmëmartanon, Mwangi dhe Jepkuruji. Vetëm se vitin e kaluar kishte me pak atlet, rreth 1400. vetëm kësaj here kjo garë është më e rëndësishme pasi Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike













