E-Diaspora
Kërcënimet me vdekje dhe ngacmimet seksuale në urgjencat zvicerane
Ndaj mjekëve dhe infermierëve të urgjencës, shumë shpesh ndodhin sulme mbi mjekët apo infermierët. Tani spitalet po përpiqen të jenë më të sigurt.
Gjaku ka shpërthyer nga plaga në kokë, ajo duhet të shërohet. Por, pacienti ka kosnumuar shumë alkool, mjekët në emergjencën e Spitalit universitar të Cyrihut dyshojnë se ai ka marrë edhe drogë. Papritmas, ai bëhet i shqetësuar dhe agresiv, fyen stafin, refuzon trajtimin. “U përpoqëm t’i spjegonim atij se si do të vazhdojë trajtimi”, thotë një infermiere. Por, nuk ndihmoi, pacienti reagoi me goditje këmbësh, lëndon një mjek superior dhe një infermiere.
Skena të tilla të dhunës sot janë jetë e përditshme në dhomat e emergjencës nëpër spitalet zvicerane, shkruan “Tagesanzeiger”, përcjell Albinfo.ch . Nëse nuk funksionon ashtu siç dëshirojnë, pacientët sulmojnë ose fillojnë të hedhin objekte përreth. Dhe po që se duhet të presin shumë kohë, ata ose të afërmit e tyre fillojnë të bëjnë zhurmë. Deri më tani janë dokumentuar përpjekje për strangulim apo sulme me thikë, si dhe sulme me shufra, si dhe kërcënimet me vdekje kundër stafit.
Deliktet e dhunshme në Zvicër janë në rënie e sipër. Por kjo nuk vlen për emergjencat e spitaleve. Në njëfarë mënyre Ironike, njerëzit që duan të ndihmojnë të tjerët janë gjithnjë objektivi i dhunës dhe ngacmimit, shkruan në një artikull më të gjerë “Tagesanzeiger”, përcjell Albinfo.ch. Fenomeni është veçanërisht i dukshëm në Insel, Spitali universitar i Bernës. Sipas Aris Exadaktylos, kryemjeku dhe drejtori i qendrës emergjente, incidentet me pacientët problematikë rritet çdo vit me 50 për qind, edhe pse pranimi i pacientëve prej rreth 45.000 personave në vit, shumë pak është në rritje. Në vitin 2016, mjekët dhe infermierët në Insel, është dashur të njoftonin shërbimin e sigurimit jo më pak se 600 herë. Në 2017 kanë qenë 900 herë. Dhe deri në fund të gushtit, gjatë këtij viti kanë ndodhur vetëm 800 incidente të tilla.
Edhe në Spitalin universitar në Cyrih mbretëron një situatë e ngjashme. “Numri i ndërhyrjeve në mjediset dhe në vendin tonë është rritur gjatë dhjetë viteve të fundit”, thotë Claudio Leitgeb, kreu i sigurisë së korporatave. Çdo vit, siguria duhet të vendoset mesatarisht 700 herë dhe shpesh njerëzit e sigurisë thirren në departamentin e urgjencës. Spitali universitar i Bazelit gjithashtu ka raportuar për një “rritje të situatave kërcënuese” në urgjencë.
Mjekët e urgjencës në Spitalin universitar të Bernës, për herë të parë tani kanë studiuar incidente të tilla të dhunshme në Zvicër. Ata kanë analizuan gjithsej 83 sulme serioze nga viti 2013 deri në vitin 2016. Rezultatet: Shumica e dhunës vjen nga të rinjtë. Mesatarisht, ata janë 33 vjeç, kanë konsumuar shumë alkool ose shumë drogë.
Fillimi është pothuajse gjithmonë një agresion verbal, në më shumë se 90 për qind të të gjitha rasteve, njofton më tej Albinfo.ch. Megjithatë, sipas studimit, më shumë se çdo pacient i dytë përdor dhunë fizike. Të zakonshme janë gjithashtu kërcënimet.
Infermieret më së shumti janë të prekur nga dhuna, sepse ata e kalojnë shumicën e kohës duke punuar me pacientin, duke marrë gjakun ose vendosjen e fashës, për shembull. Për shkak se shumë gra punojnë në këtë profesion, shumica e viktimave të dhunës janë gjithashtu femra.
Studimi gjithashtu tregon se shumica e incidenteve ndodhin ende gjatë natës, por jo vetëm: Çdo i pesti sulm ndodhë në mes të orës 07.00 dhe 03.00 të mëngjesit.
Agresivë shpesh bëhen sidomos pacientët me sfond të migrantëve. “Pacientë të tillë më shpesh janë të involvuar në incidente”, shkruajnë mjekët e emergjencës në studim.
Kryemjeku Exadaktylos pohon: “Një keqkuptim i vogël mund të çojë në një përshkallëzim.” Komunikimi në gjuhë të ndryshme luan një rol të rëndësishëm këtu. “Ne rregullisht kemi raste të të afërmve që eskalojnë, sepse ata duhet të presin një kohë të gjatë”.
Studimet mbi shërbimet emergjente supozojnë se deri në 75 përqind të të gjitha rasteve nuk raportohen, pasi stafi ka frikë nga hakmarrja, njofton më tej Albinfo.ch. Ose pasi ata mendojnë se agresioni i përket vetëm punës. Pas të gjithave: Në Inselspital tani çdo incident i dhjetë ka një pasojë ligjore. Sa më tepër të vazhdojë ky veprim, personi i prekur në spital zakonisht duhet të paraqesë një ankesë.
Studimi nuk jep ndonjë arsye për rritjen e dhunës. Por, për Exadaktylos është e qartë se çfarë qëndron prapa kësaj: “Më parë, spitali ishte një vend neutral, ku ka pasur sjellje të qetë dhe respekt reciprok”. Por, sot është më ndryshe. “Po shohim një rritje brutalizimi dhe mosrespekti të pacientëve dhe të afërmve ndaj nesh. Mjekët dhe infermierët nuk janë më të mbrojtur automatikisht, në mënyrë të ngjashme si oficerët e policisë dhe zjarrfikësit dhe ne po përballemi gjithnjë e më shumë me agresion dhe dhunë gjatë punës”.
Në spitalin kantonal Aarau, gjithashtu, dhuna në departamentin e emergjencave është rritur. Zëdhënësja Isabelle ëenzinger konfirmon supozimin nga Berna. “Potenciali për agresion është rritur”, thotë ajo. Kjo vlen veçanërisht për pacientët të cilët nuk kanë konsumuar alkool ose drogë. Ata sulmojnë në raste kur “nuk pranojnë hetimin mjekësor të cilin e kërkojnë, ose në qoftë se ata duhet të presin për një kohë të gjatë”.
Pothuajse të gjitha spitalet reagojnë në lidhje me rritjen e dhunës, njofton më tej Albinfo.ch. Në Spitalin Kantonal të St. Gallen, në spitalet universitare në Bern dhe Basel, prania e shërbimit të sigurisë së brendshme është rritur. Në Spitalin universitar të Cyrihut, truprojet mbajnë syze për të parandaluar sulmet më pështymë, xhaketa mbrojtëse dhe doreza rezistente nga prerjet.
Spitali Aarau madje ka bërë një rindërtim të stacionit të urgjencës. Tani ka dyer sigurie që mund të mbyllen shumë shpejt për të izoluar pacientët agresivë. Përveç kësaj, janë vendosur edhe pulla të alarmit. Dhe personeli është trajnuar se si të sillen në rast të përdorimit të armëve të zjarrit ose të tërbimit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













