Kosova
Ambasada del me njoftim për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe vizitorët turistikë që ndodhen atje, se autoritetet përkatëse në Emirate kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në objektet hoteliere për ata që kanë arritur datën e largimit, por nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.
Sipas njoftimit, të gjithë mysafirëve në këtë situatë do t’u zgjatet qëndrimi në hotelin ku janë të akomoduar deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi teksa shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është bërë i pamundur udhëtimi, deri në datën kur bëhet i mundur largimi, transmeton albinfo.ch.
Përmes njoftimit nga ambasada u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të vendosur dhe për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit











