Shqipëria
Kërkesa e të huajve ndikon në rritjen e çmimeve të shtëpive në Durrës
Në qytetin bregdetar të Durrësit vazhdojnë të rriten çmimet e shtëpive dhe banesave. Një metër katror në këtë qytet bregdetar kushton 200-300 euro më shumë se një vit më parë.
Sipas agjentëve imobiliarë, rritja nuk prek më vetëm zonat elitare të qytetit. “Rritja ka ndodhur në gjithë tregun imobiliar. Të gjitha zonat e Durrësit kanë pasur një rritje graduale, rreth 10-15%. Nëse flasim para dy vjetësh, në këto zona Vollga dhe Plazh, gjeje apartamente me 700-900 metri katror, sot që flasim i gjen me 1000-1300 euro metri katror, ose rezidenca elitare që shkojnë 1500 euro metri katror”, tha Florian Tahiri, agjent imobiliar, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Durrësi ka pasur një kërkesë të lartë dhe kjo ka ndodhur për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë është interesi nga të huajt, kryesisht nga çekët, polakët, italianët që janë të shumtë këtu dhe së fundmi për shkak të luftë nga ukrainasit dhe rusët ”,tha Florian Tahiri, agjent imobiliar.
Taksa e rivlerësimit duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimeve në tregun imobiliar. Përkundrazi, ajo ka rritur qarkullimin e parave nën dorë.
“Taksa e rivlerësimit nga momenti që është bërë 15% e ka tkurrur tregun dhe shitblerjet, sepse një pjesë e mirë e qytetarëve nuk duan ta paguajnë kaq të lartë taksën. Zgjidhja më e mirë nga qeveria do të ishte, jo që çdo 2-4 vjet të bëjë këto periudhat e rivlerësimit me taksa të ulëta atëherë kur ka interes, por të vendosë një taksë fikse prej 5% që nuk ndryshon”, tha ai.
Madje, sipas tij, edhe Shoqata e Zyrave Imobiliare në gjithë Shqipërinë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Financave, që të vendoset një taksë prej 5% e palëvizshme, që do të ndihmojë shumë tregun, që përveçse do të nxisë shit-blerjet, do nxisë pagesat në bankë dhe do ulë në minimum qarkullimin e parave nën dorë.
Agjentët parashikojnë se çmimet e apartamenteve në Durrës do të kenë marzh rritjeje edhe për 3-5 vjetët e ardhshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur














