Lajme
Kërkohen forca të sigurisë në veri
Në prag të zbatimit të marrëveshjes, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati kërkoi shtim të masave të sigurisë në veri. Ai tha se gjatë ditëve në vijim situata e sigurisë bëhet më e ndjeshme
Në kohën kur po bëhen përpjekjet e fundit për të gjet një plan për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, ku duhet në praktikë të shtrihet marrëveshja, vazhdo të mbetet e tensionuar.
Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës, situata në veri të Mitrovicës e konsideron paqëndrueshme për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhura atje.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati tha se duke pasur parasysh pritjet që të arrihet dakordimi për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, atëherë edhe gjendja në terren bëhet më e ndjeshme. Për këtë ai shtroi nevojën për shtim të masave të sigurisë në veri.
Ai tha se duhet të vazhdoj bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve dhe strukturave të sigurisë, në mënyrë që të shmanget eskalimi i situatës.
“Duhet të jemi të koordinuar në mënyrë që të mos lejohen tensione, të cilat do ta nxirrnin situatën nga kontrolli”, deklaroi prefekti Kastrati.
Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ka disa grupe ekstremiste, por edhe liderë të serbëve të cilët për qëllime të tyre të ngushta mund të tentojnë që të pengojnë zbatimin e marrëveshjes.
“Strukturat e sigurisë duhet të jenë më aktive në mënyrë që të mos lejohen grupe të tilla të pengojnë zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Bala, i cili përmendi dy incidente që kanë ndodhur javën e fundit në veri, ku grupe serbësh kanë sulmuar qytetarë shqiptarë, njëri prej të cilëve, siç tha ai, është lënduar me një thikë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











