Shkurt.ch
Kërkohen pjesëmarrës për menaxhimin e disa projekteve në Kosovë
Ky vit shënon edicionin e tretë të projektit “Living Together” në partneritet me organizatat në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Shqipëri dhe Austri. Fokusi do të jetë marrja dhe ngritja e aftësive në menaxhimin e një projekti.
Shërbimit civil International (Service civilie internationale merr pjesë në koordinimin e projektit “Living Together”. Në këtë kuadër, ky shërbim ofron disa vende për punë në teren në Plemetin (Kosovë).
Zhvillimi i projektit
Pjesa e parë e “Living Together” do të zhvillohet si pjesë e një seminari në Kosovë: vullnetarët do të mësojnë bazat e menaxhimit të një projekti. Gjatë kësaj faze pjesëmarrësit parashikojnë një projekt të vogël të cilin do ta konkretizojnë në shtetin e caktuar.
Gjatë verës, pjesëmarrësit vështrojnë thjesht ndërtimin dhe konkretizimin e një projekti. Pastaj, në shtator, ata marrin pjesë në një seminar trajnues mbi menaxhimin e projektit, ku do të kenë gjithashtu mundësin të vlerësojnë projektin “Living Together”. Kështu,vullnetarët do të përcjellin gjithë procesin që nga planifikimi i projektit gjerë në përfundimin e tij. Ata do të përballen me sfidat e menaxhimit duke u bazuar në përvojat e tyre.
Të përmendim edhe tre projektet që janë pjesë e “Living Together” dhe që zhvillohen në Plemetin (Kosovë). Disa theksojnë punën praktike ndërsa në tjerët punën lidhur me aktivitete sociale dhe kulturore me të rinjtë. Në të dy lëmit, vullnetarët punojnë me banorët duke trajtuar çështjet e bashkëjetesës ndërkulturor si dhe të statusit të pakicave (romët).
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë projekt, ju mund të kontaktoni Zonjën Anja Meili në 031/381 46 20 ose për informata të mëtutjeshme: frëngjesiht – gjermansiht.
Datat:
27 maj – 2 qershor 2011: Menaxhimi i ciklit të projektit (Training).Qershor-korrik 2011: Projekti lokal i veprimit.Gusht-shtator: tri vende në Plemetin, Kosovë.
7.09.2011-13.09.2011: Ngritja e një sistemi plehrash për Qendrën Arsimore.15.09.2011-21.09.2011: Summer Open Air Cinema.13.09.2011-18.09. 2011: Seminar, trajnimi udhëheqës dhe vlerësimi në Plemetin, Kosovë .
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












