Lajme
Kërkohet gjendje e jashtëzakonshme në kufirin Greqi-Maqedoni
Apostolos Tzitzikostas, guvernator i rajonit të Maqedonisë Qendrore, ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë
Fluksi i madh i refugjatëve të ikur nga zonat e luftës në Azi, kanë rënduar në masë të madhe shtetin e Greqisë e cila kërkon nga Bashkimi Evropian që të gjendet një zgjidhje për refugjatët. Pikërisht për shkak të numrit të madh të migranëve, Apostolos Tzitzikostas, guvernator i rajonit të Maqedonisë Qendrore, ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë.
Tzitzikostas, ka thënë se numri i migrantëve të bllokuar në kufi ka arritur në së paku 13 mijë migrantë. Ai ka thënë se në gjithë rajonin e Maqedonisë Qendrore, krahinë greke, janë 20 mijë refugjatë të ikur nga Siria, Iraku dhe vendet tjera afro-aziatike.
“Nuk mund ta bartim më vetë këtë peshë”, ka thënë ai për transmetuesin grek Skai, derisa ka vizituar pikën kufitare me Maqedoninë Idomeni, raporton REL.
Gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte furnizimin me ndihma, thonë mediat greke.
Tzitzikostas i ka bërë thirrje ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë që të hapë kufijtë e saj menjëherë. Maqedonia lejon në territorin e saj vetëm sirianë dhe irakianë, ndonëse edhe ata duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta.
Më herët, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë.
Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë. Ndërsa mbi 125 mijë njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke, gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015.
Ndryshe, në kufirin maqedonas-grek një numër i madh i refugjatëve kanë mbetur të ngujuar në “zonën e askujt”, pasi Maqedonia nuk po lejon që ata ta shfrytëzojnë vendin e tyre transit. Madje Ushtra e Maqedonisë ka ngritur edhe mur me tela e gjemba, për të parandaluar hyrjen në këtë shtet.
Refugjatët në Greqi janë duke u trajtuar në mënyrë shumë të keqe. Për këtë trajtim Athina zyrtare ka marrë vërejtje nga BE.
Kancelarja gjermane Angela Merkel hapur e ka kritikuar Greqinë për kushtet katastrofale për akomodim të refugjatëve. Ajo është zhgënjyer që deri tani nuk është përgatitur as një pjesë minimale e 50 mijë shtretërve të parashikuar për akomodim të refugjatëve, numër që BE-ja e kërkoi nga Athina zyrtare.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












