Lajme
Kërkohet më shumë efikasitet në drejtësi
Në ditën e fundit si shef i ICO-s, Pieter Feith thotë se drejtësia kosovare duhet të përmirësohet, të reformohet dhe të fuqizohet
Në ditën e fundit në detyrën e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Fieter Feith e konsideron si sinjal të keq pasurimin e politikanëve kosovarë brenda një periudhe shumë të shkurtër. “Nuk është sinjal i mirë pasurimi i udhëheqësve politikë”, ka thënë Feith në një intervistë për “Kosova sot”.
Shefi i ICO-s, mision ky i determinuar për të mbikëqyrë pavarësinë e Kosovës i cili sot e përmbyll detyrën në Kosovë, ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se ka nevojë të madhe që të përmirësohet, të reformohet dhe të fuqizohet në rritjen e cilësisë, në ndarjen e drejtësisë dhe efikasitetit.
“E kam thënë edhe më herët, për të bërë një akuzë duhet të bëhen hetime. Nganjëherë, për shembull, krejt papritur janë zhdukur dëshmi mjaft të rëndësishme. Përmenda edhe më herët rastet e dëshmitarëve që nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Mendoj se duhet të pyesni EULEX-in se cilat pengesa e vështirësojnë punën e tyre”, ka thënë Feith, raporton TG.
Ndërkaq në pyetjen për procesin e deputetit Ftmir Limaj, i nisur dhe i mbetur në gjysmë, sipas Feith, ka gjasa që të marrë epilogun. Ndërsa ka kërkuar që të shpërbëhen strukturat paralele në veriun e Kosovës. “Institucionet paralele duhet të shpërbëhen. Mendoj që kjo është bërë e qartë për Beogradin që të bëjë balancimin mes aspiratave të veta evropiane me politikat e veta për Kosovën”, ka thënë ai.
Holandezi Fiter Feith, është politikanë që njeh pothuajse më së mirë problemet e shqiptarëve në Ballkan. Ai ka qenë ndërmjetësues në konfliktin e Luginës së Preshevës, duke nënshkruar si palë ndërkombëtare marrëveshjen e Konçulit e cila i dha fund konfliktit 18 muajsh në Luginë.
Po ashtu Feith ka qenë ndërmjetëses në konfliktin ndërmjet forcave maqedonase dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Ai ishte nënshkrues i marrëveshjes së Ohrit. Ish-guerilët e UÇK-së dhe ata të UÇPMB-së nuk e kanë parë më dashamirësi Fiethin, për faktin se të dy marrëveshjet që ai ndërmjetësoi, nuk u realizuan nga Serbia respektivisht Maqedonia.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv













