Kosova
Kërkohet pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës edhe për burrat në Kosovë
Aktualisht babai i fëmijës ka të drejtë vetëm në dy ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës dhe dy javë pushim pa pagesë
Rrjeti i Grave të Kosovës, në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), ka propozuar një ndryshim në Ligjin e punës, në mënyrë që baballarëve t’u mundësohet pushimi i atësisë me pagesë.
Në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune, njëri nga dy prindërit ka të drejtë të marrë pushimin e lehonisë për nëntë muaj. Nënave lehona në Kosovë u takojnë 12 muaj pushim, prej të cilëve nëntë muajt e parë janë me pagesë.
Në anën tjetër, babai i fëmijës ka të drejtë vetëm në dy ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës dhe dy javë pushim të papaguar. Të drejtat e pushimit të nënës mund të barten te babai i fëmijës vetëm në rastet kur nëna vdes, braktis fëmijën ose prindërit merren vesh mes vete, përcjell Albinfo.ch.
Por, RRGK-ja ka propozuar që të ndryshohet kjo skemë. Sipas kërkesës së kësaj organizate, gjashtë muaj duhet të ndahen si leje e lehonisë për nënat dhe një muaj si leje e atësisë për baballarët. Gjashtëmujori i dytë, që cilësohet si leje prindërore, mund të ndahet mes dy prindërve. Megjithatë, së paku një muaj planifikohet të jetë i patransferueshëm nga baballarët te nënat.
Inspektorati i Punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë, ka thënë se e ka pranuar propozimin e RRGK-së. “Ky propozim është inkorporuar në draftin e Ligjit të punës dhe pritet t’i kalojë procedurat e tjera ligjore”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës për REL-in.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











