Lajme
Kërkohet që transporti publik të jetë 10 franga për ukrainasit
Një peticion prej 5'540 nënshkrimesh e kërkon atë, duke propozuar një kartë për të udhëtuar në të gjithë Zvicrën për 10 franga në muaj
Një leje mujore për transportin publik me çmimin special prej 10 frangash për të gjithë refugjatët ukrainas me statut S: ja çfarë kërkohet një peticion me 5’540 nënshkrime, i dorëzuar Sekretariatit të Shtetit për Migracionin (Sem) dhe Departamentit Federal të mjedisit, transportit, energjisë dhe komunikimeve (Datec), shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Oferta e mëparshme
Refugjatët ukrainas që aplikuan ose morën statusin e mbrojtjes S mundën të përdornin transportin publik në Zvicër pa pagesë nga 21 mars deri më 31 maj. Kjo “zgjidhje e thjeshtë dhe uniforme për gjithë Zvicrën i ndihmoi kantonet të organizoheshin dhe u lejoi refugjatëve të kalonin procedurat e nevojshme administrative pa komplikime”, sipas Alliance SwissPass, organizata e sektorit të transportit publik. Megjithatë, më 1 qershor u vendos, në marrëveshje me Semin, të mos zgjatej kjo ofertë. Në muajt e fundit, Konfederata dhe kantonet kanë zhvilluar procedura për regjistrimin dhe ndihmën e njerëzve që ikin nga Ukraina, dhe biletat për udhëtime administrative tani po lëshohen nga qendrat federale të azilit ose autoritetet kantonale të ndihmës sociale.
Liria e lëvizjes për të lehtësuar integrimin
Për kërkuesit, megjithatë, kjo nuk mjafton: ata kërkojnë një abonim me çmimin preferencial prej 10 frangash në muaj për të udhëtuar në të gjithë Zvicrën, jo vetëm për arsye administrative. Liria e lëvizjes është thelbësore për integrimin dhe pjesëmarrjen në jetën shoqërore, nënvizojnë promotorët. Në fakt, refugjatët duhet të qëndrojnë në kontakt dhe të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm brenda vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën Shumë burokraci, konkurrenca nga Kina dhe SHBA-të dhe zhvillimet politike botërore po ndikojnë në ekonominë evropiane.... -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla













