E-Diaspora
Kërkojnë mbrojtje me armë të kufijve nga refugjatët
"Mbrojtja e kufijve të Gjermanisë me forcën e armëve si ultima ratio (mjet i fundit) është diçka e vetëkuptueshme"
Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është shprehur në mënyrë indirekte se e sheh edhe përdorimin e armëve si mundësi të fundit për mbrojtjen e kufijve nga refugjatët.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i partisë, Alexander Gauland për gazetën “Handelsblatt”. Ai ka mbështetur deklarimin që shefi i kësaj partie në landin NRW, Marcus Pretzell e kishte bërë të hënën po në këtë frymë, gjegjësisht kërkesën e tij që refugjatët të ndalohen me forcën e armëve.
“Unë këtë çështje e shoh saktësisht sikur ai”, ka thënë Gauland. “Kufijtë tanë duhet të mbrohen në mënyrë efikase. Gjithçka tjetër është e pakuptimtë”, ka shtuar politikani gjerman.
Ndërsa Pretzell kishte deklaruar se “Mbrojtja e kufijve të Gjermanisë me forcën e armëve si ultima ratio (mjet i fundit) është diçka e vetëkuptueshme. Por, ai ka shtuar se beson që kjo nuk do të jetë e nevojshme. “Sepse kufijtë mund të sigurohen edhe me polici, gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji”.
Partia AfD është themeluar në vitin 2013 si reaksion ndaj politikës për mbrojtjen e Euro-s. Në zgjedhjet për BE në vitin 2014 në Gjermani ajo ka fituar disa mandate mbiregjionale. Kjo parti tashmë është futur në parlamentet e landeve si Saksonia, Brandenburgu dhe Thüringeni. Në vitin 2015 ajo ka fituar mandate edhe në parlamentet e qytetve Hamburg dhe Bremen.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim










