Shkurt.ch
Kërkon “natë kristalesh” kundër xhamive, dënim me kusht për politikanin
Me “natë kristalesh” politikani i është referuar dhunës naziste në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar kundër lokaleve dhe faltoreve të hebrenjve, në Gjermani
Ka kërkuar një “natë kristalesh” kundër xhamive e myslimanëve dhe për këtë është dënuar me 75 njësi ditore nga 120 franga, me kusht. Kjo i ka ndodhur një politikani lokal të SVP-së, i cili, sipas Gjykatës së Qarkut në Uster (Kantoni Cyrih) është gjetur fajtor pasi që përmes twitter-it I ka mohuar komunitetit mysliman në mënyrë të vrazhdë të drejtën e ekzistimit.
Politikani e kishte hedhur në twitter mesazhin e tij në qershor të vitit 2012. Këtë e kishte bërë fillimisht “nga shqetësimi se edhe në Zvicër ka myslimanë të tillë që rrahin gratë e tyre kur ato ua refuzojnë seksin”, kishte qenë arsyetimi i tij, shkruan srf.ch.
Pak kohë më vonë ai në një twitter tjetër kishte shkruar: “Mbase ne na duhet sërish një natë kristalesh… Kësaj radhe për xhamitë.” Me “natë kristalesh” politikani i është referuar aksioneve të dhunshme naziste në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar kundër lokaleve dhe faltoreve të hebrenjve, në Gjermani.
Personi në fjalë ka humbur vendin e punës si kujdestar shkollash si pasojë e këtyre twitterëve. Në procesion gjyqësor ai ka kundërshtuar të japë çfarëdo deklarate.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













