Zhvillim
Kërpudhat kosovare “pushtojnë” tregun amerikan
Prodhimet bujqësore kosovare që nga ky vit do të depërtojnë edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kërpudhat e “njeriut dhe të ujkut” kalojnë atlantikun
“Fungo FF” nga Kamenica, është njëra ndër kompanitë e rralla kosovare e cila produktet e saja i plason përtej atlantikut, në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kjo kompani e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e kërpudhave, sivjet për herë të parë eksporton produkte në Amerikë.
Kjo kompani përveç eksportit, po arrin t’i furnizojë me kërpudha mbi 100 restorante në Kosovë, si dhe shumë qendra të mëdha tregtare.
Pronari i kompanisë “Fungo FF”, Fatmir Krasniqi thotë se këtë vit kanë arritur marrëveshje që t’i plasojnë produktet e saj edhe në treguin e Be-së por edhe në SHBA.
“Pas shumë vitesh me investimet që kam bërë kam arritur të zgjeroj edhe hapësirën operuese në kompani, e po ashtu përmes përvojave që kemi marrë jashtë vendit ne tash jemi zgjeruar duke rritur edhe prodhimin e duke depërtuar edhe jashtë tregut vendor, si në tregjet e BE-së, e sivjet edhe në tregjet e SHBA-së e tregun holandez”, thotë Krasniqi.
“Gjatë një viti ne arrijmë të eksportojmë mbi 300 ton kërpudha, apo nëse llogarisim vlerën e tyre kjo arrin në rreth një milion euro”, ka thënë Krasniqi për FermaIme.
“Fungo FF”, sipas pronarit të saj, veprimtarinë e vet e ka filluar në vitin 1990, si stacion për grumbullimin e kërpudhave të malit për një kompaninë sllovene “Sllovenija Sagje”. Në këtë qendër, siç tha Fatmir Krasniqi, për disa vjet janë grumbulluar kërpudhat e “ujkut” nga e gjithë Anamorava.
Ndërsa tani, sipas tij, “Fungo FF” është avancuar duke kaluar në sektor prodhimi dhe eksportimi. Krasniqi tha se kompania e tij është e ndarë në dy sektore.
“I pari merrem me grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e kërpudhave të malit dhe frutave të tjera si boronicat, dredhëzat e egra, manaferrat, gështenjat etj. Dhe sektori i dytë merret me kultivimin dhe konservimin e kërpudhave champignons”, tha ai.
Profesori i teknologjisë së ushqimit Xhavit Ramadani, thotë se edhe pse është shtuar interesimi për kultivimin e kërpudhave, prapë ato prodhohen në masë të vogël.
“Kjo veprimtari bujqësore përveç së është shumë e leverdishme në aspektin ekonomik, ajo duhet të shihet edhe si një produkt që ka vlera të larta ushqyese. Prandaj prodhimi dhe përpunimi i saj në vendin tonë duhet të zgjerohet në masë më të madhe se sa është aktualisht”, tha ai.
Ramadani, u sugjeron se prodhuesve në vendin tonë të orientohen edhe ka prodhimi i kërpudhave të ahut, e cila siç thotë ai ka vlera shumë të mëdha ushqyese për dallim nga kërpudhat champions, të cilat po prodhohen me të madhe në Kosovë.
Ndërkaq në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), thonë se krahas shumë sektorëve tjerë, sivjet do ta përkrahin edhe sektorin e produkteve jodrusore të malit, ku hyjnë edhe kërpudhat.
Zëdhënësi, Adil Behramaj, tregon se MBPZHR-ja ka ndarë një fond prej 500 mijë eurosh, për të mbështetur kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve aromatike e mjekësore.
“Duke i parë kapacitetet e mëdha eksportuese të këtij sektori dhe përfshirjen e mbi 3 mijë familjeve në zona rurale në këto veprimtari, sivjet kemi vendosur ta përkrahin për herë të parë edhe këtë sektor”, tha Behramaj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












