Lajme
Këshilli Federal miraton 100 milionë franga për pastrimin e minave në Ukrainë
Këshilli Federal ka miratuar sot 100 milionë franga nga viti 2024 deri në vitin 2027 për të çminuar zonat civile dhe bujqësore në Ukrainë.
“Çminimi humanitar është një parakusht qendror për rindërtimin e Ukrainës”, tha këshilltari federal Ignazio Cassis, shkruan 20min.ch.
Sipas njoftimit, kjo është bërë gjithashtu për t’u mundësuar personave të zhvendosur të kthehen të sigurt në atdheun e tyre.
Gjysma e shumës përballohet nga Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit dhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme.
Ndryshe, që nga fillimi i luftës 18 muaj më parë, Ukraina është bërë një nga vendet më të minuara në botë, përcjell albinfo.ch.
Vlerësohet se rreth një e treta e vendit është e ndotur nga minat dhe municionet e tjera, që i bie të jetë një zonë më e madhe se Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut së bashku.
“Me paketën e rënë dakord prej 100 milionë frangash, qeveria federale do të ofrojë ndihmë në fusha të ndryshme”, tha kreu i VBS, Viola Amherd.
Këto përfshijnë çminimin, promovimin e standardeve dhe cilësisë, si dhe trajnimin e punonjësve lokalë të ndihmës. Dislokimet në Ukrainë nuk janë planifikuar për momentin.
Në vitet 2022 dhe 2023, Zvicra tashmë ka siguruar një shumë prej 15.2 milionë frangash për pastrimin e minave.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










