Lajme
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
Të huajt e pranuar në mënyrë të përkohshme duhet të jenë në gjendje të sjellin familjet e tyre në Zvicër. Ndryshe nga Dhoma Nacionale (e madhe), Dhoma e Kantoneve (Senati) hodhi poshtë një mocion nga SVP të mërkurën me 20 vota Kundër 18 Pro dhe 4 Abstenime pas një debati të gjallë.
Teksti i mocionit të sjellë nga Esther Friedli (SVP/SG) do të ndalonte bashkimin familjar për të huajt e pranuar në Zvicër mbi baza provizore.
Efekti i vetëm i mocionit është vënia e disa familjeve në një situatë pasigurie në Zvicër. Po flasim për një mesatare prej rreth njëqind personave në vit që bashkohen me bashkëshortin e tyre, 94% e të cilëve janë gra dhe fëmijë, kritikoi Pierre-Yves Maillard (PS/VD).
Mocioni është i qartë: Këshilli Federal duhet të sigurojë që askush nga të pranuarit përkohësisht të mos mund të sjellë familjen e tij. Kjo është krejtësisht kundër Kushtetutës, tha ministri i Drejtësisë, Beat Jans. Aktualisht, rregullat janë të rrepta. Zvicra është tashmë më e rreptë se shumë vende evropiane.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











