Lajme
Këshilli Kombëtar nuk e miraton reduktimin në 30 km/orë
Komisioni nuk është dakord me Këshillin Kombëtar dhe nuk miraton kufizimin e zonave me shpejtësi të reduktuar
Drejtoresha e Shoqatës së Trafikut dhe Mjedisit është pro vendimit dhe komenton: “Ulja e shpejtësisë redukton aksidentet e rënda”.
Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit është diskutuar nga komisioni konsultativ i Këshillit të Shteteve. Komisioni mori vendimin për të mos miratuar vendimin e mëparshëm të Këshillit Kombëtar, që synonte kufizimin e uljes së shpejtësisë. Vendimi u mirëprit nga Shoqata e Trafikut dhe Mjedisit (ATA), transmeton albinfo.ch.
Këshilli Kombëtar, në seancën e tij pranverore, ndaloi bashkitë të vendosin një kufizim shpejtësie prej 30 km/h në rrugët kryesore për t’u mbrojtur nga zhurmat. Vendimi u konsiderua shumë i tepruar nga Komisioni i Këshillit të Shteteve. Një tezë e konfirmuar nga drejtoresha e ATA, Stéphanie Penher: “Kantonet, qytetet dhe komunat nuk do të kishin më praktikisht hapësirë për manovrim. Vendimi i komisionit konfirmon rrugën e ndjekur deri tani dhe mbështet përpjekjet në favor të mbrojtjes nga zhurma dhe shëndetit. “Reduktimi i shpejtësisë “lejon një përdorim më të larmishëm të hapësirës rrugore, me një ndikim pozitiv pasues në cilësinë e jetës. Përveç kësaj, reduktimi i kufijve përmirëson sigurinë rrugore. Është treguar se, duke ulur shpejtësinë, numri i aksidentet e rënda ulen me mbi 30%”.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës










