Kosova
Këshilli Evropian: Në rend dite çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën
Sot, grupi punues i Këshillit Evropian është duke mbajtur takimin, ku në rend dite do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në Këshill do të nisë diskutimi për të parë se a ka mbështetje nga shtetet anëtare dhe se a mund të lëvizet përpara, përcjell albinfo.ch.
Diskutimi për liberalizimin e vizave në këtë takim do të nisë rreth orës 14:00-14:30, dhe se i njëjti do të jetë i mbyllur.
Komisioni Evropian ditë më parë u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument, ku rithekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Por cilat janë hapat që duhet ndjekur në rast se sot ka lajm pozitiv për liberalizmin e vizave. Eksperti i kësaj fushe, Taulant Kryeziu, ka shpjeguar procedurat që duhet ndjekur institucionet e Bashkimit Evropian deri te vendimi final që shtetasit e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.
Shpjegimi i procedurave nga Kryeziu:
- Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill
- KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE-së, Trialogue (Trialogjet janë takime joformale trepalëshe për propozimet legjislative midis përfaqësuesve të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit. Qëllimi i tyre është të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për një tekst të pranueshëm për të dy, Këshillin dhe Parlamentin)
- Parlamenti Evropian: Votimi në seancë plenare të Parlamentit Evropian (në lexim të parë me shumicë të thjeshtë, në lexim të dytë me shumicë absolute)
- Këshilli: Miratimi nga Ambasadorët COREPER II
- Këshilli: Miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë te kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% të vendeve anëtare, që përfaqëson të paktën 65% të popullsisë së BE-së
- Ceremonia e nënshkrimit
- Publikimi në Gazetën Zyrtare të BE-së
- Hyrja në fuqi
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












