Lajme
Kështu do të duken pishinat këtë verë: Një notar në 10 metra katrorë
Nëse numri i infeksioneve me koronavirus do të vazhdojë të bjerë, Këshilli Federal mund të vendosë që më 27 maj të lejojë hapjen e pishinave për publikun e gjerë
Nga e hëna, 11 maj, nëse mban moti i ngrohtë, lejohet larja në pishina. Megjithatë, sipas parashikimeve të Këshillit Federal, kjo vlen vetëm për sportistët që bëjnë pjesë në klubet përkatëse, shkruan srf.ch.
Ata mund të takohen në grupe prej pesë vetash për trajnim në ujë, transmeton albinfo.ch. Natyrisht, nëse kjo do t`u mundësohet, pasi që shumë operatorë të pishinave, të mbuluara dhe të zbuluara, nuk do të hapen për shkak të rregullave të rrepta të higjenës.
Kështu, notarët e kohës së lirë dhe adhuruesit tjerë të diellit duket se duhet të vazhdojnë të durojnë edhe më tutje Nëse numri i infeksioneve me koronavirus do të vazhdojë të bjerë, Këshilli Federal mund të vendosë që më 27 maj të lejojë hapjen e pishinave për publikun e gjerë.
“Ne me të vërtetë shpresojmë për 8 qershorin,” thotë Martin Enz, Drejtori Menaxhues i Shoqatës së pishinave të mbuluara dhe atyre të zbuluara, përcjell albinfo.ch. Shoqata ka zhvilluar tashmë një koncept mbrojtjeje të cilin operatorët e pishinave të zbuluara mund ta përdorin si udhëzues për punën e tyre.
Sidoqoftë, kur lexon konceptin e përmendur shumë shpejt bëhet e qartë: një mysafir për banjëperson në dhjetë metra katrorë”, përcjell albinfo.ch. Kjo i bie që në një pishinë me gjatësi prej 25-metrash, me katër korsi, lejohen vetëm 30 persona. ndërkohë që në një verë normale, janë mesatarisht 150 njerëz, thotë Enz.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












