Sport
Si mund të blihet një biletë nëse Kosova kualifikohet në Euro 2020
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një njoftim, nëpërmjet së cilës shpjegon procedurat se si do të mund të sigurohet një biletë nëse Kosova arrin ta rrëmbejë një vend në EURO 2020.
Të interesuarit për të blerë biletë për ndeshjet e Kosovës duhet të regjistrohet paraprakisht brenda këtij muaji në platformën e UEFA-s, edhe pse ende nuk dihet nëse kombëtarja e tyre verdhekaltër do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse.
Regjistrimi për të blerë biletë duhet të bëhet nga data 13 mars deri më 31 mars, ndërsa biletat do të dalin në shitje më 2 prill.
Kosova do ta ketë mësuar fatin e vet për Euro 2020, kur biletat të dalin në shitje më 2 prill.
Dardanët do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut më 26 mars.
Në rast se fitohet ky takim nga djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes, takimi i radhës do të jetë finalja ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjisë.
Fitorja edhe e kësaj ndeshjeje do të nënkuptonte edhe kualifikimin në “Euro 2020”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













