Lajme
Këtë vit marrëveshja për pensionet me Gjermaninë
Shqipëria dhe Gjermania do të nënshkruajnë një marrëveshje të pensioneve për emigrantët shqiptarë brenda këtij viti
Lajmi u bë i ditur në një takim të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe sekretarit gjerman të Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Jorg Asmussen.
Dy vendet do të nisin këtë javë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes, e cila pritet të mbyllet këtë vit.
Ministri Veliaj e cilësoi këtë si një lajm të mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Gjermani, si dhe konkretizim i bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata shqiptarë, të cilët kanë menduar se puna e tyre në Gjermani nuk do të shpërblehej edhe me vitet e punës në Shqipëri. Do të doja të inkurajoja të gjithë emigrantët shqiptarë, kudo ku jetojnë, të sigurohen dhe të mos punojnë në të zezë, në mënyrë që të përfitojnë nga marrëveshjet që ne po nënshkruajmë me vende të BE-së”, tha Veliaj, transmetojnë mediat në Tiranë.
Nga ana tjetër, Asmussen e ka vlerësuar si një bashkëpunim të frytshëm mes dy vendeve fillimin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen sociale.
“Shpresoj të bëjmë progres që kjo marrëveshje të nënshkruhet në vjeshtë. Bashkëpunimi në këtë fushë është një hap konkret se si mund të punojmë me një fryme të vërtetë evropiane”, tha ai.
Negociatat mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen sociale do të nisin më 19 janar, për të përfunduar në vjeshtën e këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













