Kosova
Këto dy shtete pritet t’i njohin patentë shoferët e Kosovës
Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhje, duke filluar nga ora 10:00, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e 36 pikave të rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.
“Shqyrtimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve”, është pika e 16-të e rendit të ditës.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Kosovës dhe këtyre dy shteteve mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit dhe Pasagjerit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












