Lajme
Këto janë kantonet që jetojnë “në kurriz” të kantoneve tjera
Kantoni i Bernës, që tradicionalisht përfiton më së shumti nga ky kompensim, do të marrë gjithsej 1.101 miliard franga
Administrata Federale Financiare ka bërë të ditur shumën e pagesave kompensuese të kantoneve financiarisht më të fuqishme për kantonet “e varfra”, për vitin 2020.
Sipas listës së publikuar, donatori më i madh në mes të kantoneve, Kantoni i Cyrihut, do të paguajë edhe 30 milionë franga shtesë për barazimin financiar, shkruan srf.ch.
Gjithsej, kantoni më i fuqishëm i Zvicrës do të paguajë 516.9 milionë franga.
Pas Kantonit të Cyrihut, kantoni i Zug-ut është donatori më i madh me 329.7 milionë franga të dhuruara ndërsa në vendin e tretë është Kantoni i Gjenevës, me 274.9 milionë franga, pasuar nga Kantoni Schwyz, “dhurata” e të cilit për kantonet e varfra arrin në 220 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Më shumë se deri tash do të paguajnë edhe kantoni i Zug-ut dhe ai i Schwyz-it.
Gjithsej në kuadër të këtij barazimi, kantonet e pasura në vitin 2020 do të japin 5.3 miliardë franga.
Nga ana tjetër, Kantoni i Bernës, që tradicionalisht përfiton më së shumti nga ky kompensim, do të marrë edhe 86 milionë franga shtesë, shkruan srf.ch. Gjithsej Berna do të marrë 1.101 miliard franga.
Pas Bernës, në listën e kantoneve përfituese vjen në radhë Kantoni Valis do të përfitojë nga ky barazim 760 milionë franga që është për 28.7 milionë më shumë se në vitin paraprak, përcjell albinfo.ch. Kantoni Aargau përfiton 460 milionë franga ose 59.8 milionë më shumë se një vit më parë ndërsa Kantoni St. Gallen, do të marrë 440 milionë franga ose 28.3 milionë më pak se në vitin pararendës.
Shifrat pasqyrojnë për herë të parë rezultatet e një reforme të kompensimit financiar, të cilin e kishte votuar parlamenti.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












