Lajme
Këto janë sëmundjet që kuron lëngu i shegës
Shega është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese, prandaj dhe ju sugjerojmë të konsumoni rregullisht lëng shege nëse keni probleme me shëndetin, por jo vetëm.
Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga lëngjet më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.
Për rritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave lëng të shtrydhur shege.
Acidet yndyrore që përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.
Lëngu i shegës lufton infarktet dhe këto sëmundje:
Sëmundjet e stomakut
Sëmundjet e zorrëve
Dhimbjet e barkut
Ënjtjen e bajameve
Acarimin e mishrave të dhëmbëve.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












