Lajme
Këto kantone do të vaksinojnë personat mbi 16 vjeçarë
Gjithnjë e më shumë kantone duan që vaksinimi Covid të jetë i arritshëm për grupmoshat më të reja në javët e ardhshme
Në Kantonin Neuchâtel, duke filluar nga 10 maji, të gjithë personat mbi moshën 16 vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit Kantoni i ka vendosur vetes qëllimin e vaksinimit të 90,000 njerëzve deri në fund të korrikut, raporton srf.ch.
Kështu, nga e hëna (sot) do të jetë i mundur caktimi i një termini përmes platformës në internet, thuhet në njoftimin nga kantoni i Neuchâtel-it, transmeton albinfo.ch. Adoleshentët midis moshës 16 dhe 17 vjeçare duhet të telefonojnë për t’u regjistruar sepse ata do të vaksinohen vetëm me vaksinën Pfizer.
Deri më tani, 24.8 për qind e popullsisë Neuchâtel, ose me 43.800 veta, kanë marrë vaksinën e parë dhe 13.4 për qind janë vaksinuar plotësisht. Më shumë se 93 për qind e njerëzve në rrezik të lartë janë vaksinuar.
Edhe në kantonin Schwyz, Departamenti i Brendshëm ka njoftuar të hënën se të gjithë personat mbi moshën 16 vjeçare mund të regjistrohen për vaksinim, me efekt të menjëhershëm.
Që nga fillimi i vaksinimit, mbi 18 për qind e popullsisë së Kantonit Schwyz kanë marrë njërën vaksinë fillestare dhe rreth 11 për qind kanë marrë dozën e dytë. Në njoftim, Departamenti i Brendshëm u bën thirrje personave që ende nuk janë vaksinuar të regjistrohen për vaksinim në faqen kryesore të kantonit.
Terminet e vaksinimit, megjithatë, do të vazhdojnë të caktohen në përputhje me grupet e mëparshme të prioritizimit.
Kantoni malor në lindje të Zvicrës, Appenzell Ausserrhoden së shpejti do të vaksinojë personat mbi 16 vjeçarë
“Vaksinimet po përparojnë shpejt, thuhet në një njoftim për media , nga kantoni i Appenzell Ausserrhoden. Aktualisht po vaksinohen grupet me përparësi, transmeton albinfo.ch. Nga 19 maji, të gjithë mbi 16 vjeçarët mund të marrin një termin për vaksinim. Terminet do të vendosen sipas grupit prioritar dhe pastaj sipas kohës së regjistrimit.
Appenzell Ausserrhoden nuk është kantoni i parë që vaksinon njerëzit mbi moshën 16 vjeç. Kështu ka vepruar tashmë Kantoni Jura. Në kantonet Valis dhe Graubünden, njerëzit e moshës 16 vjeç e lart mund të regjistrohen për vaksinimin, por ata ende duhet t’u japin përparësi personave mbi 50 vjeç (në Valis) ose të presin rreth dy muaj e gjysmë për një termim (Graubünden).
Në kantonin e Schaffhausenit, njerëzit e moshës mbi 16 vjeçare vaksinohen nëse kanë kontakt të ngushtë me njerëz që janë veçanërisht të rrezikuar.
Gjithnjë e më shumë kantone duan që vaksinimi Covid të jetë i arritshëm për grupmoshat më të reja në javët e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Ato ndjekin kantonin Vaud, i cili ishte kantoni i parë që pranoi mbi 18 vjeç në fund të prillit.
E-Diaspora
-
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë Ambasada gjermane në Kosovë u bën thirrje partive të respektojnë rregullat e fushatës në diasporë... -
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar -
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025 -
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut
Jeta në Zvicër
-
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër “Top zjarri” me ngjyrë të gjelbër ndriçon qiellin mbi Zvicër dhe Itali... -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin











