Kosova
Këtyre produkteve u është rritur çmimi gjatë shtatorit?
Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani në një intervistë ka thënë se në muajin shtator ka pasur një ngritje të çmimeve të artikujve ushqimor për 4.9%.
Tutje, ai tha se ngritje më të lartë janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat për 28.2%, duke theksuar se kjo ngritje ka ndodhur edhe te derivatet e naftës dhe benzinës.
“Në muajin shtator çmimet e konsumit krahasuar me muajin gusht ka pasur një ngritje të çmimeve të butë për 0.1% dhe këto ngritje kanë qenë te mishi për 0.8%, qumështi, djathi dhe vezët ka qenë për 0.6%, ujit, pijes për 0.5%. mirëpo ka pasur rënie të çmimeve tek pemët -4.7%”.
“Shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore. Ngritjet më të larta janë vërejt te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%. Kryesisht përgjegjësit e vajrave dhe yndyrave thonë se arsye e ngritjes së çmimeve është se ka pasur ngritje të çmimeve te lënda e parë dhe disa faktorë të tjerë kanë ndikuar”.
“Poashtu ngritje e çmimeve është vërejtur edhe te karburantet përkatësisht te derivatet e naftës dhe benzinës. Vërehet që është një ngritje e lehtë edhe e eksportit mirëpo e importit është 10%. Matja e çmimeve bëhet diku në njëmijë vendburime brenda muajit në periudhën kohore prej dhjetë deri në 20 të muajit në vendbanimet rurale dhe urbane. Diku ka një listë të artikujve 420 artikuj në 18 komuna të Kosovës dhe matja e çmimeve bëhet sipas klasifikimit të konsumit individual dhe është komplet në harmoni me klasifikimin ndërkombëtar”, tha Asllani.
Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet botërore të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011.
Siç njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit ishte mesatarisht 130 pikë, duke u rritur me 1.5 pikë ose 1.2 për qind nga gushti i nxitur nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si gruri dhe vaji i palmës.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











