Lajme
KFOR-i mbyll kufijtë e gjelbër Kosovë-Serbi
KFOR-i ka vendosur të mbyllë “kufijtë e gjelbër” në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një urdhër i dhënë për këtë veprim nga komanda e NATO-s në Napoli, është konfirmuar sot edhe nga trupat në Prishtinë.
Fjala është në radhë të parë për rrugët alternative rreth vendkalimeve Bërnjak dhe Jarinje në veriun e Kosovës. Mirëpo nuk është caktuar ndonjë afat për bllokimin e këtyre rrugëve alternative, përmes të cilave serbët anashkalojnë dy vendkalimet e përmendura zyrtare kufitare.
Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar mbylljen dhe kanë paralajmüeruar protesta dhe vendosje barrikadash, njofton agjencia zviceranbe sda duke iu referuar medieve serbe.
Ndërkaq, mediet kosovare raportojnë se problemet kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore do të jetë pengesa kryesore për përcaktimin e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës.
“Për këtë, KFOR-i ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën kufitare, duke mos sqaruar se a është ky proces i demarkacionit”, ka konfirmuar për KTV-së zëdhënësi i KFOR-it, Dan Harvey.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë










