Kosova
KFOR-i, pas protestës së serbëve, thotë se nuk do hezitojë të marrë masa kur ka zhvillime që ndikojnë në siguri
KFOR-i ka reaguar pas protestës së serbëve në veri të Mitrovicës.
Misioni i NATO-s në Kosovë tha se trupat e tyre ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të ofruar një mjedis të sigurt.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si i treti reagues i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë. KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën serbët e veriut protestuan në kundërshtim të hapjes së Urës së Ibrit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











