Zhvillim
Kina përgatit Shqipërinë për hyrje në BE
Shqipëria po shënon rritje ekonomike dhe po përparon në reforma. Por për shkak se zgjerimet drejt BE-së për momentin nuk po pranohen mirë, Brukseli po qëndron në distancë. Tash në këtë vend po investon Kina – natyrisht jo pa ndonjë prapavijë
Në Pekinin e lagët 7000 km Shqipëria shikohet me pragmatizëm. Vendi i vogël tre milionësh me histori të vjetër dhe me qytete të mrekullueshme portale konsiderohet si vend i volitshëm strategjik. I ndodhur për aq në veri sa të mund të furnizohet mirë nga portet e Evropës Lindore dhe në jug për aq sa nga aty të arrihet Tunizia duke kaluar pranë «çizmes» italiane pa qenë nevoja të bëhet ndonjë kthesë. Dhe kush dëshiron të mbërrijë në Adriatik, duhet të kalojë pranë Shqipërisë.
Për këtë arsye kinezët kanë marrë me koncesion Aeroportin e Tiranës, hëpërhë deri më 2025. Ata planifikojnë zgjerimin e aeroportit dhe ndërtimin e një rruge të re për në Maqedoni. Për 450 milionë euro kanë blerë dy fusha nafte, që eksploatohen nga Shell. 1,3 milionë kredi kanë vënë në dispozicion për blerjen e makinerisë bujqësore për bujqit shqiptarë. Kështu Kina është shndërruar në partnerin e dytë më të madh tregtar të Shqipërisë. Nëpër Shqipëri kalon edhe gaz- dhe naftësjellësi transadriatik, ku Shell merr pjesë me 20% si investitori më i madh.
Falë edhe investimeve kineze, Shqipëria klasifikohet me B+ nga Standard&Poor’s. Be-ja, në anën tjetër, brenda 27 viteve, ka investuar rreth një miliard euro në Shqipëri. Kjo është vërtet ironike. Pekini, si për shkak të profitit, ashtu edhe për shkak të vizionit, po e përgatit Shqipërinë për hyrje në BE.
Frank Sieren, Handelsblatt
Nga gjermanishtja për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?














