Lajme
Kiqmari: Serbia, shembull negativ i fqinjësisë
"Edhe ne do të mund të ndalonim importet serbe në Kosovë ose edhe hyrjen e serbëve në vendin tonë, por ku do të na çonte kjo!"
Në një artikull të publikuar nga agjencia austriake e lajmeve APA, ambasadori i Kosovës në Vjenë, Sabri Kiqmari e ka emërtuar Serbinë si një “shembull negativ të një shteti fqinj”. Megjithatë, ka thënë ambasadori kosovar, Kosova po shkon në bisedime me qasje pozitive dhe ka indikacione se do të realizohet një pajtim në çështjet praktike dhe teknike.
Këto prononcime Kiqmari i ka bërë në një referat të mbajtur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, një ditë para raundit të tretë të bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Ambasadori më tutje ka theksuar se pret që pala serbe të pranojë propozimin kosovar për temat si: marrëveshjet tregtare, pasaportat, regjistrimet e makinave etj.
“Mallrat serbe munden të hyjnë në Kosovë, ndërsa ato kosovare nuk lejohen në Serbi. Edhe ne do të mund të ndalonim importimin e tyre në Kosovë ashtu sikurse edhe hyrjen e serbëve në vendin tonë, por ku do të na çonte kjo”, ka thënë Kiqmari.
Ai më tutje ka theksuar se qëndrimi i Kosovës ndaj Serbisë si fqinje është ambivalent. Duke qenë se ai vend dhe ajo shoqëri (serbe), nuk po mundet të ballafaqohet me krimet e luftës të kryera para 12 vitesh, ky shtet është për ne një shembull negativ i një vendi fqinj.
Nga ana tjetër, “Serbia shihet nga kosovarët si shtet i ardhshëm fqinj dhe ka shpresa se heret ose vonë, mendimi racional do të gjejë shprehje edhe në Serbi”, ka thënë ambasadori kosovar.
Më tutje, Kiqmari ka shtuar se Prishtina në Bruksel nuk do të bisedojë me Beogradin lidhur me çështjet politike si pavarësia, territori ose ndarja.
“Kjo, sepse dialogun politik me Serbinë ne e kemi përfunduar”, ka thënë Kiqmari në referatin e tij të mbajtur në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













