Uncategorized
Kirurgët zviceranë harrojnë më së shpeshti veglat në trupin e të operuarve?
Por sipas Shoqatës së Kirurgëve të Zvicrës mund të jetë pikërisht përpunimi më i përpiktë i të dhënave mbi gabimet e bëra gjatë operacioneve, ai që ia jep Zvicrës vendin e fundit në këtë listë
Zvicra ka një sistem shumë të avancuar shëndetësor dhe spitale me standarde të larta. Megjithatë, në një studim të realizuar nga OECD, në asnjë vend tjetër të Evropës nuk harrohen më shumë se në Zvicër veglat kirurgjike në trupin e personave të operuar. Kështu, ndaj një mesatareje evropiane prej 3.8 objekte të harruara pas operacionit, Zvicra me 11.6 sish e tejkalon atë rreth 3 fish. Shumë larg Zvicrës në këtë listë të palavdishme vijnë me radhë Norvegjia me 6.0, Gjermania me 5.5, Suedia me 4.4 vegla të harruara në trupin e të operuarit. Shoqata Zvicerane e Kirurgjisë (SGC) e konsideron të mundshëm këtë konstatim të raportit në fjalë ndonëse nuk e kanë të njohur kontekstin. Por, në këtë shoqatë thonë se shifrat duhet të merren me rezervë. Madje, sipas tyre mund të jetë pikërisht përpunimi më i përpiktë i të dhënave mbi gabimet e bëra gjatë operacioneve, ai që ia jep Zvicrës vendin e fundit në këtë listë. Me fjalë të tjera, vendet që dalin të radhitura më mirë, e kanë sistemin e identifikimit të gabimeve më të dobët. Në këtë pikë, mbase kjo statistikë e qet Zvicrën në pozitë më të mirë se vendet tjera.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?










