Shkurt.ch
Kirurgu i dehur dëbohet nga salla e operimit
Por ai sërish ka vazhduar punën si kirurg. “E kemi angazhuar sërish pasi që na e ka sjellë një vërtetim që dëshmon se është i aftë qind për qind" thotë drejtori
Kur një kirurg kishte hyrë në sallën e operacionit në spitalin e Friburgut për të kryer një operacion, kolegët e tij e kishin parë se ai ishte i dehur. Anesteziologu menjëherë e kishte alarmuar drejtorin e spitalit i cili pastaj e kishte zëvendësuar atë me një mjek tjetër.
Sipas drejtorit, kirurgu është i vetëdijshëm dhe ka kërkuar falje për veprimin e tij. Por vetë kirurgu, nga ana e tij kundërshton që të ketë qenë i dehur. Ai thotë se pas tri netësh pa gjumë, thjesht ka qenë i stërlodhur.
Pas këtij rasti mjekët te ai kanë konstatuar burnotu dhe për këtë arsye është liruar për një kohë të pacaktuar nga mundësia për të bërë operacione, shkruan “20 Minutes”.
Por sipas kësaj gazete ai sërish ka vazhduar punën si kirurg. “E kemi angazhuar sërish pasi që na e ka sjellë një vërtetim që dëshmon se është i aftë qind për qind”, thotë punëdhënësi i mjekut. Në emër të kontrollimit të gjendjes së tij, kirurgu është i detyruar që për çdo ditë të paraqitet te drejtori për bisedë zyrtare. Po ashtu edhe kolegët e tij kanë urdhrin që në rast nevoje të njoftojnë drejtorin.
Mjekët në spitalet e Zvicrës shpesh paraqiten të lodhur ose të paaftë për të kryer punën e tyre. Shkak për këtë janë oraret e stërzgjatura të punës së tyre. Mjekët po ashtu mesatarisht marrin barna më shumë se njerëzit tjerë. Kjo ndodh për shkak të stresit të madh në punë dhe për shkak të mundësisë më të madhe që ata kanë për t`iu qasur barnave.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore













