E-Diaspora
Kirurgu serb që u ofendua si “derri serb”, fiton padinë ndaj Swiss
Një kirurg serb i estetikës, në Beograd është ankuar për shkak të fyerjeve dhe ndalimit të fluturimit në kompaninë Swiss - dhe ka pasur të drejtë.
Kirurgu estetik serb, Marko Lens ka fituar të drejtë ndaj një padie që datonte nga viti 2011. Në një fluturim të kompanisë zvicerane Swiss, Lensi i cili gjithmonë fluturon ne klasën e biznesit, ishte i pakënaqur me shërbimin, siç shkruan “SonntagsZeitung”, njofton Albinfo.ch.
Një mosmarrëveshje në mes tij dhe një stjuardi u shkaktua, kur ky i fundit e quajti kirurgun një “derr serb”.
Por, situata nuk përfundoi vetëm me kaq. Dy vite më vonë, në Beograd, Lens takohet me personin përgjegjës për Swiss-in në Beograd, i cili ka pasur njëohuri për incidentin.
“Ju nuk dukeni si një derr, por ju jeni definitivisht një serb”, i kishte thënë ai në gjuhën angleze. Sipas Lensit, më pas ishin shkaktuar ofendime të tjera dhe ndalesë për të flutuaruar me Swiss.
Në Beograd, ai ngriti padi kundër Swiss dhe e fitoi lëndën. Tani, kompania ajrore zvicerane duhet t`i paguaj dëmshpërblim prej 5.000 frangash. Është më se e besueshme se dëmtimi i imazhit të kompanisë zvicerane do të jetë edhe më i madh. Gjykata e Beogradit ka vendosur që vendimi prej 12 faqesh të ribotohet plotësisht në gazetën serbe “Politika”, njofton më tej Albinfo.ch.
Çfarë ka ndodhur pikërisht midis kirurgut dhe punonjësve të linjës ajrore mbetet e paqartë. Marko Lens nuk është i vetëdijshëm për ndonjë sjellje të pahijshme.
Ai ishte sjellur gjithmonë si duhet dhe nga asgjë, ishte fyer në mënyrë racore. Versioni i tij i tregimit është konfirmuar nga dëshmitarët. Swiss është njohur me vendimin.
“Ne e respektojmë vendimin e gjykatës, edhe nëse nuk e shohim si të konfirmuar në opinionin tonë ligjor. Tani do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar vendimin dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm “, thotë një zëdhënëse.
“Por mund të jeni të sigurtë që Swiss merr parasysh vetëm rastet serioze, për të vendosur që një person për një kohë të caktuar, nuk ka më mundësi të rezervojë fluturime me ne”, ka pohuar më tej zëdhënësja.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë













