Kosova
Kjo e pret Kosovën, nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues
Afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve
Prej që janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ-ja, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodhte sapo rezultati i zgjedhjeve të jetë zyrtar.
Por, çka e pret Kosovën nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kohor?
Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi, atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve, përderisa dy subjektet e para, VV dhe LDK, nuk po mund të bien dakord rreth posteve ministrore, që në këtë mënyrë të formojnë Qeverinë e re.
“Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.
Ai thotë se brenda këtij afati nëse nuk formohet Kuvendi, Presidenti patjetër i shpall zgjedhjet.
Po ashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë e tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër.
Vlen të theksohet se KQZ-ja ka certifikuar rezultatet më 27 nëntor.
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












