Lajme
Pse Bashkësia Islame e Kosovës e shkarkoi imamin Drilon Gashi?
Gashi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit.
Imami Drilon Gashi është përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës, ku ka punuar për dy vjet, përcjell albinfo.ch.
Gashi thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit.
Shkak për këtë shkarkim është bërë një deklaratë e muajit qershor në vitin 2018 në televizionin Rrokum, ku kishte thënë se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t`iu bëjë ballë fortunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”, kishte thënë Gashi.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka thënë se ai është shkarkuar para një muaji, mirëpo vendimin e ka marrë ditën e enjte.
“Arsyetimi i tyre çuditërisht thotë se përmes deklaratave të mia paskam shkelur Kuranin dhe traditën profetike! Ndërsa unë deklaroj që çdo herë jam munduar ta pasoj vetëm argumentin, të vërtetën dhe t’i qëndroj besnik rrugës së drejtë dhe Kuranit”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, në BIK mungon të menduarit racional dhe “nuk u lejohet të mendoni në mënyrë kritike e as të dialogoni”, transmeton albinfo.ch.
“Nuk jam i zhgënjyer pse ma mbyllën derën e Xhamisë, më hodhën në rrugë dhe mbeta i papunë, por më dhemb zemra për këtë sistem të instaluar brenda institucionit më të madh fetar në vend, i cili në këtë mënyrë, katërcipërisht po bie nën ndikimin e ideologjive dhe doktrinave fetare politike të jashtme”, thotë Gashi.
Në mars të këtij viti ai ishte suspenduar nga detyra për një vit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale













