Kosova
Cila është gjendja shëndetësore e të plagosurit nga policia serbe
Është bërë e ditur se Policia serbe ka plagosur një shqiptar në Medvegjë, i cili shërbente si roje në malin që ndan Kosovën dhe Serbinë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili ka pohuar se ky është një lajm sa i hidhur, po aq i tmerrshëm.
“Një lajm sa i hidhur, po aq i tmerrshëm. Plagoset i riu nga Gërbaci i Medvegjës, nga autoritet policore. Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”, ka shkruar Mustafa në faqen e tij në Facebook.
Shqiptari nga Gërbaci i komunës së Medvegjës, me inicialet M.M, derisa po bënte roje është plagosur nga policia serbe.
Thuhet se ai pas plagëve që ka marrë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa, shefi i repartit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se e kanë pranuar viktimën rreth orës 18:30, derisa i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“I plagosuri ka dy plagë, derisa gjendja e tij nuk është e rëndë. Tani e kemi dërguar për CT. Në Spitalin e Gjilanit e kanë trajtuar shumë mirë, ndërsa ne jemi duke bërë ekzaminimin, për të parë nëse ka nevojë që të hyjë në sallën e operimit”.
Ndryshe, ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së 34-vjeçarit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=28Y7SwIFqu8
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












