Lajme
Kjo është këpuca që “të çon në shtëpi”
Falë një transmetuesi GPS, të vendosur në të, këpuca e Dominic Wilcox e gjen rrugën nga do të shkojë bartësi i saj
Një këpucëtar anglez ka krijuar këpucën që ia gjen “të zotit” rrugën për në shtëpi. Por, as kjo këpucë nuk ec në vend të tij.
Falë një transmetuesi GPS, të vendosur në të, këpuca elegante e këpucëtarit Dominic Wilcox e gjen me saktësi rrugën nga do të shkojë bartësi i saj. Dritat LED në maje të këpucës tregojnë se sa larg është caku dhe në çfarë drejtimi ndodhet ai.
Si frymëzim për këtë inovacion, këpucëtarit Wilcox i ka shërbyer një figurë e romanit “Magjistari nga Ozi”. Personazhi i këtij romani, Dorotea e vogël, së pari i “rrihte” këpucët, të cilat pastaj e çonin atë në shtëpi.
Pastaj, në bashkëpunim me një ekspert të teknologjisë dhe me me ndihmën e një fabrike lokale, Wilcox e ka bërë realitet ëndrrën e tij.
Ende nuk dihet se a do të ketë prodhim serik të këpucëve me GPS dhe nëse po, kur do të fillojë ai.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












