Kosova
Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti
Sot do të mbahet seanca ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës
Është bërë e ditur se në paraditën e sotme, në orën 11:00, do të mbahet seanca, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti dhe në përbërje të së cilës do të jenë 15 ministra.
Duke qenë se Glauk Konjufca, i cili aktualisht mban pozitën e kryetarit të Kuvendit pritet të japë dorëheqje dhe të emërohet ministër i Punëve të Jashtme. Duhet theksuar se nga VV ministra do të jenë edhe Albulena Haxhiu që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, pastaj Besnik Bislimi, i cili do të udhëheqë me Ministrinë e Financave, Rozeta Hajdari pritet të emërohet ministre e Ekonomisë, Arben Vitia do të jetë ministër i Shëndetësisë, ndërsa Blerim Reka do të jetë ministër i Integrimeve Evropiane.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me 6 ministri, ku Agim Veliu pritet të jetë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lumir Abdixhiku do të jetë ministër i Infrastrukturës, Besian Mustafa pritet t’i besohet Ministria e Bujqësisë, Hykmete Bajrami do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Vlora Dumoshi me atë të Kulturës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Anton Quni.
Gjithashtu, Qeveria do të ketë dy zëvendëskryeministra, i pari do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së, ndërsa i dyti Haki Abazi i VV-së. Vjosa Osmani pritet të votohet si kryeparlamentare, ndërsa tri ministri do t’u takojnë minoriteteve, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime














