Kosova
Ministria e Jashtme e Kosovës përgënjeshtron lajmin se Gana e ka tërhequr njohjen
Ministria e Jashtme e Kosovës e cilëson si gënjeshtër lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli, tha se ky është një tjetër lajm i rremë.
“Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Shumica e vendeve anëtare të OKB-së kanë votuar në vitin 2010 rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme që të fillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Zyberaj për Radion Evropa e Lirë.
Lajmin për siç është thënë, tërheqjen e vendimit për njohjen e Kosovës nga shteti i Ganës, e ka prezantuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
“Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, ka thënë Zyberaj.
Daçiq, në anën tjetër, u ka thënë mediave në Beograd se Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.
Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jorezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi.
Më 23 janar 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhënie diplomatike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













