Lajme
Kjo është pista më e bukur dhe njëkohësisht më e frikshme në botë
Pista në mes të oqeanit po cilësohet si më e bukura, por edhe më e frikshme në botë?
Mësohet se aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e Maldiveve, Male, është i vetmi që ofron fluturime ndërkombëtare nga ky shtet ishull në Azinë Jugore, përcjell albinfo.ch.
Aeroporti ndodhet në ishullin Hulhule afër Malé, sipas së cilës është emëruar. Dikur mbante emrin e presidentit të parë të Maldiveve, Ibrahim Nasir.
Në këtë ishull në Oqeanin Indian, aeroporti u hap në tetor të vitit 1960, kur kishte vetëm një pistë çeliku 914 metra e gjatë dhe 23 metra e gjerë.
Me rritjen e interesit turistik për këtë destinacion parajsor, aeroporti u rinovua dhe u ndërtua infrastruktura shtesë. Sot, ishulli-aeroport ka një stacion meteorologjik dhe një hotel për pasagjerët në tranzit.
Ndërsa disa prej tyre shijojnë pamjen spektakulare kur zbarkojnë dhe ngrihen nga ky aeroport i pazakontë, të tjerët janë të tmerruar, duke marrë parasysh se pista është 45 metra e gjerë dhe 3200 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej vetëm 2 metrash, kështu që në ulje duket sikur po zhytesh në Oqeanin Indian.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











