Shqipëria
Kjo është shifra e dëmeve që shkaktoi tërmeti në Shqipëri
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri shkaktoi dëme në vlerë prej 985 milionë eurosh, ndërsa ndikoi edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike, thanë zyrtarë të këtij vendi.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, tha se shifrat janë hartuar në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara për fatkeqësitë natyrore në gjithë botën.
Tërmeti me fuqi prej 6.4 shkallësh të Richterit la 51 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur.
Në total, 202,291 njerëz në 11 komuna janë prekur nga katastrofa, tha Çuçi në një konferencë në Tiranë, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Sipas tij, autoritetet kanë kontrolluar rreth 50,000 ndërtesa të dëmtuara.
Menaxherja e Bankës Botërore në Shqipëri, Evis Sulko, tha se tërmeti ka shkaktuar dëme që kapin vlerën e gjithsej 7.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe se ka bërë që ekonomia të ngadalësohet.
“Shkalla e rritjes ekonomike në fund të vitit të kaluar ka qenë në rënie dhe kjo trajektore është parashikuar edhe për këtë vit”, tha Sulko.
Parashikimi i rritjes ekonomike për 3.5 për qind ka rënë tani në 3.2 për qind.
Bashkimi Evropian planifikon të mbajë një konferencë donatorësh më 17 shkurt për ta ndihmuar Shqipërinë në trajtimin e pasojave të tërmetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











