E-Diaspora
Klubet e natës në Winterthur përdorin kode për gratë që ngacmohen seksualisht
Baret dhe klubet e natës në qytetin lindor të Zvicrës, Winterthur, po paraqesin një sistemi të ri alarmues për të ndihmuar në trajtimin e ngacmimeve seksuale, ka njoftuar agjencia e lajmeve “ATS”, shkruan “The Local”.
Gratë që ndihen të pasigurta për shkak të vëmendjes së padëshiruar mund të shkojnë thjesht tek një anëtar i stafit në bar ose klub dhe të pyesin ‘A është Luisa atje’?
Stafi më pas mund të veprojë për të mbrojtur gruan, duke thirr personelin e sigurimit, ose duke e dërguar atë me taksi në një vend të sigurt, përcjell albinfo.ch.
Këto vende, dhjetë gjithsej deri më tani, do të shfaqin posterë në tualete të grave, që të shpjegojnë kodin.
Winterthur bëhet qyteti i parë zviceran me këtë sistem, që tani është përdorur në Gjermani.
Por, ky sistem përdoret në Angli, si në Sheffield dhe Lincolnshire, ku gratë vetëm duhet të thonë ‘Angela’ para stafit, duke treguar se janë ngacmuar seksualisht.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse Rasti i fundit i “berberhanes” në Gjenevë, ku disa adoleshentë dyshohet se prostituoheshin, nxjerr në pah... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet











