Lajme
KMDLNj-ja vë në pikëpyetje legjitimitetin e regjistrimit
Sipas KMLDNJ-së një ndër problemet e regjistrimit ishte lënia jashtë tij e familjarëve që nuk jetojnë në Kosovë
Pas publikimit të rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut.
Përmes një komunikate, KMDLNj, ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e procesit, marrë parasysh që pjesa veriore nuk është përfshirë në regjistrim.
Gjithashtu, janë përmendur edhe parregullsitë, që sipas KMDLNj-së, e kanë përcjellë procesin që nga fillimi, si ankesat e qytetarëve për mos regjistrimin adekuat të familjarëve që janë jashtë vendit, por edhe lënien e tërësishme jashtë procesit të shumë qytetarëve nga regjistruesit.
“Mospërfshirja e të gjithë qytetarëve është shkelje elementare e të drejtave të njeriut,” thotë KMDLNj, ndërsa kërkon që institucionet përgjegjëse të rishikojnë dobësitë, dhe të fillojnë regjistrim të jashtëzakonshëm.
Ky regjistrim, është proces i dështuar dhe nuk pasqyron numrin real të popullsisë në Kosovës, dhe rezultatet e këtij regjistrimi, mund dhe do të prodhojnë pasoja politike, përfundon komunikata e KMDLNj-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











