Lajme
Koalicioni i shqiptarëve refuzon të bëhet pjesë e qeverisë së re të Malit të Zi
Koalicioni i shqiptarëve të Malit të Zi “Bashkë një za”, të cilët në zgjedhjet parlamentare arritën të fitojnë një ulëse në Kuvendin malazez, e kanë njoftuar mandatarin për formimin e qeverisë, Zdravko Krivokapiq, se nuk do të jenë pjesë e ekzekutivit.
Në letrën dërguar Krivokapiqit nga Fatmir Gjeka, jepen arsyet pse shqiptarët e kësaj liste nuk mund të jenë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi.
RTK-ja e ka siguruar ekskluzvisht letrën, ku përmenden shtatë pikat kontestuese që shqiptarët nuk pranojnë të bashkëqeverisin me fituesit e zgjedhjeve në Mal të Zi, transmeton Albinfo.ch.
Letra e plotë:
Koalicioni shqiptar „Bashkë nji za“
I nderuari mandatar Krivokapiq,
Ju falenderojmë për ftesën në bisedimet për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Pas konsultimeve brenda koalicionit tonë, kemi ardhë në përfundim se ky takim, përveçse një takimi rasti, do të ishte, megjithatë humbje kohe. Sepse, ne nuk mund të jemi pjesë e qeverisë së Malit të Zi të cilën kryesisht e përbëjnë ato parti dhe politika të cilat nuk dëshirojnë barazinë e shqiptarëve në këtë shtet dhe me të cilat kemi dallime diamertralisht të kundërta, programore dhe strategjike.
Në fakt,
1. Ato (partitë) nuk kanë votuar që Tuzi të jetë komunë e pavarur.
2. Ato nuk e kanë votuar Ligjin për përdorimin e simboleve nacionale, që do të thotë edhe flamurit shqiptar në Mal të Zi.
3. Ato shtetin e Kosovës e quajnë të rrejshëm, madje edhe terrorist.
4. Ato nuk e duan Malin e Zi qytetar por Malin e Zi serbo(madh).
5. Liderët e tyre në fillim të shekullit 21, ëndërrojnë për marrjen e Shkodrës dhe Dubrovnikut, Pejës e Prizrenit, flasin për gërmimin e armëve…
6. Ato anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e konsiderojnë gabim, sikur edhe pavarësimin e Malit të Zi.
7. Mbështesin tendencat e përvetësimit të kulteve tona të përbashkëta ( Rumisë, Shasit, Martinajve, manastirit ne Krajë…), të cilave Kisha ortodokse ua prekë themelet multietnike dhe miltikonfesionale të realitetit në këtë vend.
Zotëri Krivokapić, do të ishim të lumtur nëse do të mund të dëshmonim që të gjitha këto nuk janë të vërteta. Nëse me veprime konkrete na bindni në të kundërtën, do të jemi pafundësisht të gëzuar. Sigurisht, do te mbështesim në Parlamentin e Malit të Zi çdo vendim ose ose akt ligjor për të cilat do të vlerësojmë që janë në interes të të përgjithsëm. Duke ju uruar suksese në punën tuaj, Ju përshëndesim përzemërsisht.
Ulqin, 19.10.2020
Në emër të koalicionit „Bashke nji za“
Fatmir Gjeka
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













