Lajme
Kodi telefonik kosovar 383 në 2016
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se kodi telefonik për Kosovën do të ndahet nga ITU-ja në 15 ditëshin e parë të muajit mars
Marrëveshja Kosovë-Serbi për telekomunikacion nuk është respektuar nga Beogradi zyrtar, dhe si pasojë Kosova ka mbetur pa kodin e saj telefonik. Sipas marrëveshjes së gushtit, në emër të Prishtinës zyrtare për kodin telefonik +383 është dashtë të aplikoj Austria në nëntor të këtij viti, por është shtyrë për janar 2016.
Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri thotë se kjo ka ndodhur për shkak të zvarritjes së zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë.
“Marrëveshja për telekomin ka paraparë që Austria të aplikojë për kodin e Kosovës në muajin nëntor, mirëpo kjo është shtyrë për shkak të vonesave të Serbisë në zbatim”, i ka thënë Tahiri, sipas të cilës, Bashkimi Evropian është garantuese e kësaj marrëveshje. Ajo thotë se me 1 janar Austria duhet të aplikojë në ITU për kodin telefonik në emër të Kosovës.
“Marrëveshja parasheh që Austria të aplikojë në ITU për kodin telefonik në emër të Kosovës, më 1 janar 2016. Ne i kemi shprehur pakënaqësi BE-së për moszbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë, dhe kemi garanci nga BE-ja që në janar Austria aplikon për Kod në emër të Kosovës.”, ka thënë ajo për Express.
Tahiri ka bërë të ditur se kodi telefonik për Kosovën do të ndahet nga ITU-ja në 15 ditëshin e parë të muajit mars. Kodi telefonik për Kosovën do të jetë 383, ka konfirmuar Ministrja.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












