E-Diaspora

Koleksion fotosh nga Ballkani, shtigje të panjohura shqiptare

Të premten në 23 mars, nga ora 14.30, në hapësirat e Spitalmühle në qytezën gjermane Schwäbisch Gmünd, çifti gjerman Doris dhe Gerhard Albrecht do publikojnë fotografitë e tyre të shkrepura vitin e shkuar në Ballkan. Ata fillimisht kanë zbritur në Hungari, për të shkuar në Rumani, aty ku derdhet delta e Danubit në Detin e Zi – një bukuri unike europiane. Më pas, udhëtimi i tyre ka vijuar për në Bullgari, Greqi, ku spikasin peizazhet malore. Ata nuk përfundojnë këtu, por marrin rrugën drejt veriut, nëpër shtigje të panjohura dhe plot aventurë në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnjë. Më pas ata shkojnë te ujëvarat përrallore të Plitvicës në Kroaci, për të përfunduar në malet italiane të Dolomitëve, njofton albinfo.ch, shkrimin e focus.de.

Gerhard Albrecht ka hobi fotografinë dhe gjithë përjetimet e tyre i ka koleksionuar. Për gjithë dashamirët e natyrës së mrekullueshme ballkanike, mund t’i shohin të premten e ardhshme.