Kosova
Kolona deri në 300 metra në hyrje të Merdarit
Mërgimtarët në pikat kufitare
Shumë mërgimtarë po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar, në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte) ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku në hyrje të kësaj pike bashkatdhetarët po detyrohen të presin deri në 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.
Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











