Shkurt.ch
Kolona në Gotthard, e gjatë 15 km
Fluksi i pushuesve që shkojnë drejt jugut, këtë vikend është më i madhi për këtë sezon prandaj kolona në orët e mëngjesit ka qenë më e gjata deri më tash
Vala më e re e pushimeve që në Zvicër ka filluar nga e premtja ka bërë që kolonat para tunelit në Gotthard të zgjaten deri në 15 kilometra. Afër tri orë mesatarisht është dashur të presin para tunelit udhëtarët me makina që ia kishin mësyrë jugut, gjegjësisht Italisë, pasi që ky vendkalim është pothuaj e vetmja mundësi për të kaluar në Itali e tutje.
Edhe dy javët e kaluara ishin formuar kolona të gjata para Gothardit por duket se këtë vikend fluksi i pushuesve që shkojnë drejt jugut do të jetë më i madhi për këtë sezon prandaj kolona në autostradën A2 në orët e mëngjesit të sotëm ka qenë më e gjata deri më tash. Javën e kaluar kolonat nga ana veriore e tunelit kanë qenë maksimalisht dhjetë kilometra të gjata, shkran srf.ch.
Por, edhe ata që kanë kaluar kolonën në veri, i pret një kolonë tjetër e gjatë në jug, para se të mbërrijnë në Chiasso.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













